Forcimi i masave ndaj fatkeqësive natyrore, Shkodra zgjidhet qark pilot

Forcimi i Shkodra është përzgjedhur si qark pilot për një projekt që lidhet me forcimin e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore me mbështetjen e Zvicrës, Qeverise Shqiptare dhe UNDP-së. Në takimin e zhvilluar në prefekturën e Qarkut Shkodër, prefektja Majlinda Angoni dhe kreu i Agjencisë të Emergjencave Civile Haki Çako u shprehën se ky rajon është në një rrezik të përhershëm nga përmbytjet, tërmetet apo edhe zjarret. Çako tha se në Bushat do të ndërtohet një qendër për emergjencat civile për të vijuar më pas me ndërtimin e të tjera qendrave të tilla në vend për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Randi Davis, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri dhe Philipp Arnold, Zëvendëskryetar në ambasadën zviceriane deklaruan se është e rëndësishme që përmes projektit RESEAL që ndodhet në fazën e dytë, të ketë një fokus ndaj fatkeqësive natyrore dhe parandalimin e humbjeve ekonomike.

“Nuk është vetëm Shqipëria në një moment të tillë dhe këto fatkeqësi po shtohen kudo. Kemi ngritur në një terren shumë të mirë për menaxhimin e këtyre politikave. Kemi punuar që në 2019 dhe kemi marrë mësime të fuqishme nga ajo që kemi bërë në këtë rajon. Ka patur politika për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ne kemi financuar projekte lidhur me ndryshimet klimatike. Sot po tregojmë një mbështetje të vazhdueshme për rritjen ekonomike në rajon. Mbetemi të angazhuar që t’ju mbështesim”, tha Randi Davis, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri.
“Ka një rrezik të madh nga fatkeqësitë natyrore, bora, orteqet, përmbytjet apo zjarret. Kjo nismë synon të përmirësojë memaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe të forcojë projektin në Shqipëri. Këtu mbulohem disa pika si decantralizimi, zhvillimi rajonal, ujërat dhe kemi një portofol të gjerë. Shkodra ka thatësira, përmbytjet, zjarret dhe rrezikon njerëzit dhe çon në dëme ekonomike. Ky projekt do ndihmojë në parandalimin e fatkeqësive dhe synojmë një mbështetje këtu ku rreziqet janë të larta dhe do ketë pajisje për të mbrojtur popullatën. Një angazhim serioz i juaji është thelbësor për zbatimin e këtij projekti dhe synohen rezultate për popullsinë dhe bizneset”, tha Philipp Arnold Zëvendëskryetar në ambasadën zvicerane.

Ndërkohë kryetarët e bashkive të qarkut Shkodër treguan problematikat me të cilat përballen duke thënë se janë emergjente investimet dhe pajisje me mjete të ndryshme për përballimin e fatkeqësive natyrore. Faza II e projektit RESEAL nis në Shkodër me fokus në përditësimin e vlerësimeve të riskut, forcimin e kapaciteteve lokale dhe përsëritjen e modeleve të suksesshme për qëndrueshmëri afatgjatë sa i përket menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Pas takimit u realizua edhe një demostrim kërkim-shpëtimit nga Forcat e Sigurisë Kombëtare në Shkodër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×