
Ish-ministri Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka kujtuar figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë dje në moshën 73-vjeçare, duke përshkruar tiparet e tij më të dallueshme në politikë dhe në jetën private.
Malaj theksoi tolerancën që Nano tregoi gjatë gjithë karrierës së tij politike: “Kur u fituan zgjedhjet në vitin 1997 dhe do konturoheshin strukturat, Nano nuk synoi të kishte kontroll individual. Kishte bindjen se gjërat ecin më mirë me një qëndrim demokratik.”
Ai kujtoi edhe disa tipare më të veçanta të Nanos: “Vesin më të rëndë do ta konsideroja duhanpirjen, dhe nuk na dëgjonte edhe kur ia thoshim me mirësi. Nuk e kam parë ndonjëherë të dehur. Dinte të luante me gotën e xhinit tonik edhe për gjysmë ore, ndërsa ne për 5 minuta e kishim mbaruar. Nuk kishte fiksim të ishte hakmarrës, por herë pas here provokoheshin tensionet.”
and then