
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.
‘I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo.
and then