
Katër ditë pasi vrau me thikë babain e tij, 25-vjeçari Marjan Kedheli u shfaq përpara togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë. Gjykata e Durrësit caktoi masën ‘arrest në burg’ për 25-vjeçarin, i cili vrau të atin Pjetër Kedheli në banesën e tyre në fshatin Shkallnur.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në kuzhinë. Viktima Pjetër Kedheli kishte dy plagë në kokë dhe 5 në trup. Thika 29 cm u gjet në tavolinë, ndërsa në krevat u zbulua edhe një shufër hekuri me të cilën i riu dyshohet se ka goditur të atin.
Gjykata caktoi një avokate kryesisht, e cila kërkoi që të bëhet një vlerësim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të 25-vjeçarit.
“Sapo u në masa e sigurimit. U vendos arrestimi i ligjshëm i personit në fjalë. Nuk është bërë një ekzaminim paraprak. Marjani nuk arrin akoma që të kuptojë se çfarë ka bërë. Ai është i mbyllur. Sjellja e tij duket se ka qenë veprim i momentit. Familja e tyre vlerësohet si e thjesht, e qetë. Viktima ishte i rregullt, i qetë. Madje kam dëgjuar se ka patur dhe gjaqe. E ëma e djalit ka shprehur se nuk kanë pasur konflikte më parë me djalin. Ai ka emigruar që 18 vjeç. Pas kthimit nga emigrimi ka qenë i mbyllur. Marjani nuk ka qenë asnjëherë i shoqëruar në polici, s’ka pasur konflikte. Unë kam kërkuar shtrim të përkohshëm në një institucion shëndetësor. Duhet të kuptohet gjendja e shëndetit të tij mendor.”, tha avokatja kryesisht.
and then