Nga “Let it Be”, te fjalimet politike që lanë gjurmë, Rama kujton Fatos Nanon përmes një ‘kartoline’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim, dedikuar ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Fatos Nanos, në politikë, por dhe jetën private.

Rama tha se Nano sdo të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tij dhe të vendit.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore💔”, shkruan përbri videos Rama.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×