Rritja e çmimit të transportit publik nga bashkia Kamëz, Xhixho: Qeverisja ka braktisur qytetarin, i ngarkon me kosto, por nuk i jep asnjë shërbim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit e biletës së transportit publik nga bashkia Kamëz, nga 40 në 50 lekë.

Ajo u shpreh se qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë për të marrë abone mujore, që u jep akses në  një shërbim pa cilësi.

Xhixho shtoi se kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim.

Reagimi:

Të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, pasi Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët e Kamzës duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.

Qindra qytetarë detyrohen të presin në radhë për abone mujore, që u jep atyre akses në një shërbim pa cilësi: mjete pa standarde, orë të tëra në trafik dhe vonesa të përditshme.

Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas.

Kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×