
Policia e Lezhës ka kapur tre persona, mes tyre një të mitur, pasi akuzohen për shitje droge.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Leo Marku dhe Alfred Ndreue.
NJOFTIMI I POLICISE
DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Shitnin lëndë narkotike në doza, kapen në flagrancë 3 shtetas.
Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri (i mitur).
Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.
Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në fshatin Balldre, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin shtetas që shitnin lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në automjet tip “Volkswagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, shtetasit L. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
-nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
and then