
Shkëndija e Haraçinës fitoi 1-0 ndaj Pobedës, në takimin që shkoi për llogaritë të ligës së dytë maqedonase. Përtej rezultatit në Prilep, nuk munguan thirrjet antishqiptare, dhe sulmet nga tifozët vendas.
Ka qenë vetë skuadra shqiptare e Shkëndijës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka cilësuar ato skena si skandaloze.
“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli. Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë. Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija Haraçinë.
and then