
3 trajner në vetëm një fazë. Tirana e këtij sezoni është për rekord, me bardheblutë që vendosën të ndryshojnë edhe një herë timonier, të pa kënaqur edhe nga shifrat e Roberto Bordin. 5 pikë në 7 ndeshje, por mbi të gjitha 2 humbjet e fundit, i kushtuan stolin teknikut italian. Me anë të një deklarate për mediat, Tirana njoftoi se ka gjetur akordin me Bordin duke ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Klubi bardheblu nuk ka humbur kohë, por ka gjetur menjëherë pasuesin e tij, më saktë thjeshtë e bënë zyrtare pasi prej disa flitej se Ardian Nuhiu kishte zbarkuar në kryeqytet ku kishte gjetur akordin total me presidentin Halili.
Edhe në të kaluarën, Nuhiu është përfolur për një kalim tek Tirana, por vetëm tani u bë e mundur. Tekniku nga Shkupi pasi mbyllin aventurën e tij me Gjilanin merr drejtimin e ekipit kryeqytetas. Nuhiu do të debutojë në stolin e Tiranës kundër Bylisit më 3 nëntor.
()
and then