
Në Tepelenë, drejtuesi politik i Qarkut të Gjirokastrës dhe deputeti i PD, Tritan Shehu, prezantoi zyrtarisht kandidatin për kryetar bashkie, Gabriel Guma, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Në një takim me strukturat lokale dhe mbështetësit, Shehu theksoi rëndësinë e bashkimit të demokratëve dhe qytetarëve për të sjellë ndryshimin në drejtimin e bashkisë. Ai u shpreh se kandidatura e Gabriel Gumës përfaqëson energjinë, përvojën dhe përkushtimin për t’i dhënë Tepelenës një model të ri qeverisjeje vendore.
Në prezantimin e Gumës ka marrë pjesë edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri.
Postimi
Gabrieli drejt Bashkise, fitore e Tepelenes!
PD e Tepelenes e mobilizuar per fitoren e Gabrielit.
Sot perseri duke diskutuar e programuar kete jave te fundit prag suksesi.
Me ne ishte dhe Kryetari i FRPD, deputeti Besart Xhaferri.
Fitorja e Gabrielit, fitore e Tepelenes!
and then