VIDEO/ Arsenali fiton ndaj Brojës me shokë, spektakël te Nottingham-Manchester United

Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e Premier League. Asnjë problem për Arsenalin, me Gooners që triumfuan 0-2 ndaj Burnley. Gyokeres dhe Rice vendosën sfidën në “shinat” e duhura, që në pjesën e parë. 14 minuta lojë edhe për Brojën, me sulmuesin e kombëtares që u aktivizua në fundin e ndeshjes.

 

 

Spektakël në “City Ground”, me ndeshjen mes Nottingham dhe Manchester United që përfundoi në shifrat 2-2.

Casemiro zhbllokoi shifrat në favor të mysafirëve, por vendasit përmbysën shifrat me Gibbs White dhe Savona. Diallo barazoi shifrat, me golin e tij, 9 minuta nga fundi.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×