VIDEO/ Kryevepër e Arbër Hoxhës në Kroaci, sulmuesi kuqezi i dhuron fitoren Dinamos së Zagrebit

Dinamo Zagreb mundi 2-1 Rijekën, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon luftës për titull kampion në Kroaci.

Në minutën e 84-të të sfidës, sulmuesi kuqezi i cili luan te skuadra nga Zagrebi, realizoi një kryevepër të vërtetë.

Nga një pozicion i vështirë, Hoxha provoi me të djathtën, me portierin kundërshtar që pavarësisht përpjekjeve, nuk i ndërroi rrugë dot topit.

Pas ndeshjes, paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.9. Për 27-vjeçarin, ky është goli i 3-të këtë sezon.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×