
Anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat, të cilët prej nëntë vitesh ankohen për mungesën e kujdesit nga bashkia dhe qeveria.
Salianji ka ndarë rrjetet sociale pamjet nga takimi duke theksuar se banorët jetojnë mes mbeturinave dhe erës së rëndë, ndërsa akuzon institucionet për propagandë fasadash dhe premtime të pambajtura.
“Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje! Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit! Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja”, shkruan Salianji.
Demokrati kërkon votat e qytetarëve në mbështetje të kandidatit të pavarur por të mbështetur nga opozita, Florjan Binaj.
Postimi i Salianjit
Banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat janë dëshmitarë prej 9 vitesh të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe bashkisë së tij!
Çdo ditë shohin propagandën e fasadës, ndërsa jetojnë mes mbeturinave, erës së rëndë dhe një grope të madhe që është rrezik për jetën e qindra banorëve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje!
Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit!
Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja.
Me #Florian Binaj
and then