Vlorë, u qëllua me armë zjarri në fshatin Gjorm, vdes nga plagët 35-vjeçari. Të panjohura shkaqet e vrasjes

Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku 35- vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Sipas banorëve, viktima është nga fshati Levan i Fierit. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin e krimit, ende nuk dihet se cilat janë arsyet e vrasjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×