
Vora erdhi si debutuese duke u ngjitur për herë të parë një nivel kaq të lartë në futbollin shqiptar. Tashmë ajo është njohur me të gjitha skuadrat e këtij niveli duke u ndeshur me çdonjërën prej tyre. Kështu vorakët e kanë mbyllur fazën e parë me këmbë në tokë ashtu sikurse u takon skuadrave debutuese, duke u renditur mes më të mirave në vendin e 6- të.
Sigurisht që është një sukses për një skuadër të panjohur në elitën e futbollit shqiptar. Gjithsesi humbja e fundit ndaj Bylisit ishte e papërtypshme dhe e pakapërcyeshme për ta. Ata humbën një ndeshje, ku kurrsesi nuk duhej të ndodhte, sepse skuadra ballshiote fitoi një takim inferioritet të numrit të lojtarëve, duke luajtur me 10 lojtarë, që nga minuta e 18-të.
Pavarësisht nga kjo, Vora ka treguar se skuadra luan mirë, qarkullon topin dhe rrezikon shumë portën kundërshtare. Këtë e tregojnë dhe statistikat që ne kemi nxjerrë nga arkiva gjatë kësaj faze të parë. Pozicionimi në vendin e 6-të në fund të fazës së parë e bën Vorën një skuadër mesatare në mes të më mirave, gjë që tregon se Vora nuk është thjeshtë për mbijetesë në Superiore.
Duke ju bazuar statistikave, Vora si formacion titullarë të parë duket se ka këto futbollistë, të cilët futen që nga minuta e parë, siç janë Shkëlzen Ruçi, Dajan Shehi, Serjan Repaj, Henri Zuna, Jurgen Vrapi, Almeida Madeiro, Kevin Dalipi, Irgi Kasalla, Berndard Karrica dhe Patrik Bardhi, Luis Felipe.
FAZA E DYTË – Vora do të ketë një përballje të parë të fazës së dytë me Partizanin dhe pritet që kjo të jetë një ndeshje për të rinisur fazën e dytë me një rezultat pozitiv, por e keqja në këtë ndeshje është se rrezikohen 4 lojtarë, të cilët mbartin nga faza e parë nga tre kartonë të verdhë secili e pikërisht janë Zuna, Tabaku, Luis Felipe dhe Bardhi dhe një gabim gjatë kësaj ndeshje do t’i kushtojnë mungesë në ndeshjen pasardhëse kundër Tiranës.

Më herët kanë shlyer kartonët portieri Shkëlzen Ruçi dhe mbrojtësi i majtë, Jurgen Vrapi. Vora mbylli fazën e parë me të gjitha ndeshjet jashtë fushës së saj.
and then