
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Roskovec ku si pasojë ka humbur jetën 33-vjeçare me iniciale K.H.
Sipas burimeve, është aksidentuar një makinë me një motocikletë ku viktima ishte drejtues i kësaj të fundit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbuluar detajet e këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
and then