Duka: Keqardhje që PS nuk e mbështeti Nanon për president! Kujtoj momentin e ikjes së dritave në Fier dhe batutën “pas meje vjen historia”

Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, rrëfeu në studion e News24 historinë e njohjes së tij me Fatos Nanon dhe ulje-ngritjet politike të marrëdhënieve të liderit socialist me partinë e tij.

Duka shprehu keqardhjen që PS nuk e mbështeti kandidaturën e Nanos në 2007 për president, duke shtuar se ai nuk ishte hakmarrës dhe pavarësisht kësaj, i la ambiciet politike dhe më pas ujërat u qetësuan dhe u afrua përsëri.

“Ajo që më surprizoi sot ishte edhe ajo që tha kryeministri Rama sot, “ore sa shumë të paskan dashur!”. Edhe pjesa e ndarjes së bukës dhe historitë e përplasjeve, deklaratat apo pjesa në librin “Kurban”.

Politika i ka këto. Keqardhje që nuk u pranua për t’u bërë president. Vetëm Taulant Balla i doli në mbështetje në PS në atë kohë që të bëhej presidedent. PS nuk e mbështeti Nanon për postin e presidentit. Derisa nuk pati më ambicie politike dhe situata u përmirësua. Kështu është politika në fakt”, tha Duka mes të tjerash për “News 24”.

Madje ai kujtoi se PS duhet ta kishte vlerësuar më shumë dhe ta mbështeste në atë kohë.

“As Ilir Meta nuk e donte Fatos Nanon për shkak të përplasjeve të tyre, por e bëri një postim ngushëllues. Nano s’ishte i dashuruar me pushtetin dhe faktet e treguan, ku në 2005 pranoi rotacionin e pushtetit. U mërzit shumë kur humbëm më 2005, por në fund e pranoi. PS u distancua nga Nano dhe e lanë vetëm. Më pas nuk pati më ambicie”, u shpreh ai.

Por Nano ishte edhe njeri jo vetëm i artit politik, por edhe i batutave pikante. Duka kujtoi me humor dy prej tyre, një takim në Fier me banorët dhe shprehjen epike “Unë jam Fatos Nano, pas më vjen historia”.

“Kujtoj një takim në Fier për një grant me banorët, ikën dritat atje, errësirë, kur dëgjojmë një zë: Poshtë qeveria! Kur shiko ne, ai ishte Fatos Nano, ashtu ishte ai, e çliroi menjëherë situatën e krijuar atje. Në atë kohë ashtu ishte, iknin edhe dritat.

Nano Ka lënë histori jo vetëm në politikë, por edhe jashtë saj, madje edhe kur tha “Pas meje vjen historia”, ishte pak delir i tij, por ai nuk i donte servilët, i kishte alergji”, vijoi ish-deputeti dhe miku i ish-kryeministrit dhe liderit historik të socialistëve.

Ai e cilësoi Nanon njëkohësisht edhe si pjesë të familjes së tij biologjike, sikurse babanë e tij. Tiparet e tij si liberal, modern, me humor dhe i zgjuar, e bënin njeri të veçantë.

“Kur të tjerët e kujtojnë si pjesë të familjes politike, unë e respektoj Nanon si pjesë të familjes time biologjike. Njësoj sikur ta kisha baba. Po të ishte Nano ende, PS do ishte ndryshe sot. Ai nuk kishte më ambicie politike, sepse po të kishte do kishte krijuar probleme, ndaj edhe kur ai nuk pati më ambicie, ata e afruan. Por ai nuk ka qenë kurrë hakmarrës”, përfundoi kreu i PAA.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×