“E quante Ramën ‘Palloshi i gjatë’ në mesazhe”/ Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive. Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv kryeministrja Belinda Balluku është ajon që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.
Postimi i plotë:

Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama.

Ajo rezulton se aktualisht është:
👉 Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);
👉 Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);
👉 Deputete e interesit personal (Deputete);
👉 Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);
👉 Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);
👉 Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);
Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:
👉 E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).

Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!

Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×