FOTO/ Homazhet në nder të Fatos Nanos, të pranishëm krerët fetarë. Kryepeshkopi Joan dhe Baba Mondi në ceremoninë funebre

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerët e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi,Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Prej mëngjesit të së dielës, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Bashkëshortja e tij Xhoana nuk ka mundur të fshehë dhimbjen për humbjen e bashkëshortit të saj. Në krah të saj qëndron djali i Nanos, Sokoli.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×