FOTO/ Homazhet për Fatos Nanon, Elisa Spiropali: Themeloi institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në mesazhin e saj në librin e Ngushëllimeve, Spiropali shkruan se lideri historik i së majtës, udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme e partie të hapur, europiane, progresiste

Nderim kryetarit që udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme e partie të hapur, europiane, progresiste.

Nderim kryeministrit që, në kohë nga më të vështirat, doli mbi veten duke sakrifikuar pushtet për të konsoliduar shtetin.

Nderim atij që iku pa zhurmë, bujë e zvarritje, duke themeluar institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×