Goli “bën me krahë” Arbër Hoxhën: Të vazhdojmë kështu, jam në formë

Arbër Hoxha realizoi gol fantastik për Dinamon e Zagrebit, në fitoren 2-1 ndaj rivalëve për titull, Rijekës. Pas ndeshjes, sulmuesi i kombëtares tregoi emocionet e tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mendoj se pjesa e parë ishte më e mira këtë sezon, luajtëm shumë mirë dhe patëm shumë raste. Nuk hymë mirë në pjesën e dytë, patëm probleme, ramë në lojë, por në fund fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Sigurisht, ndër golat e mi më të mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Tani na pret Liga e Europës dhe ndeshja kundër Seltës, duhet të përqendrohemi aty dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen.

Pyetjes së fundit, nëse aty kishte menduar ta dërgonte topin, Hoxha u shpreh: “Mendoj se po”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×