Homazhet për Fatos Nanon, ish-ministri Arben Malaj: Qeverisja e tij u fokusua tek paqja sociale, uroj të shërbejë si model për inspirim

Në fjalën e mbajtur pas kryerjes së homazheve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Arben Malaj u shpreh për mediat se ai ishte mendjehapur, liberal dhe u fokusua tek gjëja që kishte më të domosdoshme Shqipëria, paqja sociale.

“E gjithë qeverisja e tij ishte fokusuar në këtë drejtim, që të gjendeshin hapësira për të harruar ‘97 dhe për të ndërtuar paqe duke lënë hapësira përfaqësimi në institucionet kushtetuese dhe për opozitën e vendit. Është një model i veçantë, të shpresojmë që do të respektohet dhe do të shërbejë për inspirim”, tha Malaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×