Ilir Daja ka dilema për rreshtimin, mungesa dhe balotazhe në mbrojtje te Dinamo

Dinamo do të presë nesër Teutën në stadiumin “Elbasan Arena”. Sfida e vlefshme për javën e 10 të Superiores, do të nisë në orën 17:00. Sot skuadrat do të kryejnë edhe seancat e fundit stërvitore, ku edhe do të vendoset për lojtarët që do të nisin si titullarë.

Mungesa e vetme te Dinamo është ajo e Naser Alijit i cili ka problem me pubalgjinë, ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë e gatshme. Kështu, në portë do të jetë i përhershmi Aldo Teqja, ndërkohë që në të djathtë ka blinduar vendin e tij Bekim Maliqi.

Në qendër të mbrojtjes do të jenë Bruno Dita dhe Teikseira. Forma e mirë që po kalon Faton Neziri, ka futur në dilema trajnerin Ilir Daja i cili po mendon mes tij dhe Lorranit në krahun e majtë dhe me shumë gjasa mund ta nisë Neziri. Në mesfushë, Gudiabi, Qardaku dhe Vila do të ndihmojnë sulmin që do të përbëhet nga Bregu e Nani në krahë dhe Guindo në qendër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×