
Interi triumfoi 1-2 ndaj Veronës në Bentegodi, në një sfidë e cila u fitua vetëm falë një autogoli në fund. Pas sfidës, trajneri i zikaltërve, Chivu bëri analizën e tij.
“Të fitosh kështu do të thotë gjithashtu të pranosh të vuash në ndeshje të caktuara. Këto lloj sfidash janë më të lehta për t’u humbur sesa për t’u fituar.
Ne festuam sepse u përpoqëm deri në fund, duke e ditur se mund të kishte shkuar keq.
Ne i japim merita dhe komplimente këtij stafi, të cilët janë të përkushtuar” – tha Chivu.
and then