
Lecce fitoi 0-1 ndaj Fiorentinës në Firenze. Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori i kombëtares, Medon Berisha, në pjesën e parë.
Pas kësaj disfate tashmë është në rrezik stoli i trajnerit të Fiores, Stefano Pioli. Në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e Piolit ka marrë vetëm një pikë.
Në këtë sezon, Fiorentina ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe renditet në vendin e parafundit.
Sa i takon fatit të Piolit, drejtuesit e klubit do të mblidhen javën e ardhshme për të marrë një vendim.
and then