
Ish-ministri i Bujqësisë në kohën e qeverisjes socialiste me kryeministër Fatos Nanon, kryetar i PAA Agron Duka i ftuar në studion e Neës24 e ka vlerësuar figurën e ish-kryetarit të PS si figurë tolerante, që udhëhiqej nga dashuria për njerëzit dhe jo nga hakmarrja.
Duka që njihet jo vetëm si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Fatos Nano por dhe mik i ngushtë i tij deri në fund, u shpreh se një gjë që binte në sy ishte dakordësia që ai kërkonte gjatë mbledhjeve të qeverisë për miratimin e vendimeve të ndryshme.
“Nuk kishte atëherë VKM ose projektligj që të kalonte me votë, diskutohej deri në dakordësi. Mund të qëllonte që një VKM të diskutohej 3 orë ose të shtyhej, gjë që se kishin të tjerët.
Më kujtohet një pr.ligj për pyjet që u kundërshtua nga Blushi në atë kohë, na tha dakordësohuni dhe më pas e miratoni. Nuk ndërhynte në punën tonë, por pranonte cdo lloj propozimi të argumentuar”, tha Duka.
Ai theksoi se në gjykimin e tij që e nënvizoi është objektiv, Nano ka deleguar kaq shumë pushtet, sa e akuzonin se nuk dinte nga punët e shtetit. Por unë gjykoj se kam një gjykim objektiv, por Nano i duhej Shqipërisë në atë kohë, jo hakmarrës, duke lëshuar nga pushteti i vet.
“Udhëhiqej nga dashuria për njerëzit, jo nga hakmarrja”, tha Duka.
Agron Duka: Fatos Nanon e kam njohur në vitin 2000, zona ku unë jam lindur e rritur Shijaku ishte i djathtë, më ka bërë një telefonatë dhe ishin zgjedhjet vendore dhe na kërkoi që ose unë ose vëllai të kandidonin në bashkinë Shijak ne nuk pranuam.
Vijuam njohjet me të, drekat darka, takime informale dhe në shkurt të 2001 jam bërë prefekt i Durrësit me ndërhyrjen e Nanos, në qeveri ka qenë Ilir Meta.
Pastaj më propozoi si deputet, kandidova si i pavarur, dhe në 2001 në shtator jam bërë ministër me kryeministër Ilir Metën por me ndërhyrjen e Nanos. Pata fatin që të kaloj 3 kryeministër, me Metën, Majkon dhe Nanon.
Një gjë që binte në sy të paktën me këta të dy që kam kaluar, nuk ka patur VKM ose projektligj që të kalonte me votë, diskutohej deri në dakordësi. Mund të qëllonte që një VKM të diskutohej 3 orë ose të shtyhej, gjë që se kishin të tjerët.
Më kujtohet një pr.ligj për pyjet që u kundërshtua nga Blushi në atë kohë, na tha dakordësohuni dhe më pas e miratoni. Nuk ndërhynte në punën tonë, por pranonte cdo lloj propozimi të argumentuar.
Ai ka deleguar kaq shumë pushtet, sa e akuzonin se nuk dinte nga punët e shtetit. Por unë gjykoj se kam një gjykim objektiv, por Nano i duhej Shqipërisë në atë kohë, jo hakmarrës, duke lëshuar nga pushteti i vet.
Udhëhiqej nga dashuria për njerëzit, jo nga hakmarrja.
and then