
Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.
Sipas burimeve mësohet se 40 vjeçari Gerti Kallojeri kishte rreth katër ditë që kishte ardhur nga Greqia ku punon prej vitesh. Ka qenë nëna e tij ajo që e ka gjetur mesditën e kësaj të shtune të birin të pajetë në shtëpi. Për këtë familjarë të 40 vjeçarit nuk njoftuan as spitalin dhe as policinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por kishin njoftuar sherbimin funeral.
Sherbimi funeral kishte bërë gjithçka gati për varrimin e tij pa kërkuar asnjë raport mjekësor që të lejonte varrimin e 40 vjeçarit. Në këto kushte Prokuroria e Sarandës dhe policia, e cila shkoi në banesë për të ndjekur nga afër rastin, pas hetimeve të kryera pengoi varrimin e 40-vjeçarit dhe pas urdhërit të lëshuar prej tyre u krye edhe transportimi i trupit të 40-vjeçarit me ambulancë drejt mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.
Të pyetur nga specialistë të hetimit ata të sherbimit funeral mësohet që ata të jenë shprehur: -Më njoftuan familjarët që i kemi bërë veprimet ligjore. Ndërsa nuk kanë parë asnjë raport ku të lejohej varrimi i tij. Gjithashtu mësohet se edhe nga ana e familjarëve nuk pati asnjë pretendim.
and then