VIDEO/ Aksidenti me vdekje në Roskovec, 33-vjeçari që lëvizte me motor humb jetën pas përplasjes nga makina

Klajdi Hoxha është drejtuesi i motoçikletës që u përlas me një makinë në aksin rrugor Sturm-Roskovec, dhe për pasojë 33-vjeçari humbi jetën.

Sipas burimeve aksidenti ndodhi në orën 17:20, ku Klajdi Hoxha u përplas me një makinë.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×