
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku u bënë homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, por ajo çfarë ka rënë në sy, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj.
Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë, të cilët u ulën në pritje të fjalimeve gjatë homazheve shtetërore.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut.
SPAK doli me njoftim zyrtar ku sqaroi, se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas njoftimit zyrtar, Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që në gjuhë të thjeshtë do të thotë dyshim për favorizim apo trajtim të pabarabartë të kompanive që marrin pjesë në një tender publik.
Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ftoi të paraqitej të premten, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.
Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
Gatë deklarimit në Parlament, kreu I SPAK, Altin Dumani pohoi se nën hetim është dhe Aeroporti i Vlorës, ndërsa kanë nisur verifikimet paraprake dhe për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar.
Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij. Të hënën po për ketë tender janë thirrur për tu komunikuar akuzën edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës mes tyre edhe kreut aktual të ARRSH, Gentian Gjyli.
Hetimet e SPAK nisen pas arrestimit e ish-kreut te ARRSH Ervis Berberi në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me vlerë për hetimet.
and then