VIDEO/ Fatmir Mediu nderon Fatos Nanon: Kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu tha se Fatos Nanon do ta kujtojë gjithmonë si një politikan të tolerancës, një kundërshtar të denjë dhe një njeri me kontribute të mëdha në jetën politike të Shqipërisë.

“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu para mediave.

Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, ish-deputeti Agron Duka, ish-ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Fatos Nanos ka vlerësuar figurën e ish-kryeministrit të ndjerë, duke theksuar se ai vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari.

“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.

Duka
Duka

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×