
Socialistët e kanë përkujtuar Fatos Nanon si njeriun që mishëroi tolerancën dhe kulturën e dialogut në politikë.
Ata theksojnë se ndryshe nga shumë drejtues të tjerë, Nano nuk e monopolizoi Partinë Socialiste, por krijoi hapësira për mendime të ndryshme, duke nxitur pluralizmin e brendshëm dhe debatin si vlerë demokratike.
Në kujtimin e tyre, ai mbetet figura që i dha PS-së identitetin modern e europian dhe i mësoi të majtës shqiptare artin e bashkëjetesës me ndryshimin, por edhe aktin e dorëheqjes.
Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Nano do të mbahet mend se në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqje të parevokueshme duke e lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimin e kësaj force politike.
“Do të mbahet mend si i pari që tezën se ai tha që kur erdhi në pushtet për të krijuar shtet por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe se Fatos Nano do të mbetet një qytetar ekselent, një qytetar I klasit të parë, dhe do të mbahet mend si I pari politikan që u persekutua 4 vjet. U prehtë i qetë vëllai dhe kryetari im Fatos Nano”, tha Ruçi
Gramoz Ruçi: Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon, si i parë themelues dhe reformues i PS, si i parë si transformues dhe si lider i PS në 14 vjet ku nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vite ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë tjetër politike simotra në Evropën lindore.
Do të mbahet mend se në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqje të parevokueshme duke e lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën se ai tha që kur erdhi në pushtet për të krijuar shtet por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe se Fatos Nano do të mbetet një qytetar ekselent, një qytetar i klasit të parë, dhe do të mbahet mend si i pari politikan që u persekutua 4 vjet. U prehtë i qetë vëllai dhe kryetari im Fatos Nano.
and then