VIDEO/ Nisin homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Deputetë të PS i japin lamtumirën e fundit liderit historik të së majtës

Ashtu siç ishte parashikuar në agjendë, në orëm 11:15 kanë nisur homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano do të përcillet sot në mesditë në banesën e fundit. Në nderim të tij, dita e diel 2 nëntor është shpallur ditë zie kombëtare ndërsa në Pallatin e Kongreseve ka nisur ceremonia funebre shtetërore.

Deputete
Deputete

Trupi i liderit historik të së majtës politike u vendos mëngjesin e sotëm në hollin e Pallatit të Kongreseve që prej orës 08:30 kur dhe filluan homazhet publike. Në ceremoni merr pjesë  dhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila do të jetë për homazhe kur të vijë trupi i Nanos, dhe më pas nuk do të qëndrojnë në ceremoni.

Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.

Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare.

Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e së premtes (31 tetor) në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×