
Urrejtja dhe rivaliteti mes tifozëve të Schalke dhe Dortmundit janë të njohura.
Edhe pse dy ekipet nuk luajnë në të njëjtën kategori këtë sezon, kjo nuk i ndali tifozët të përfshihen në një përplasje në Këln, njoftoi policia federale.
Ngjarja ndodhi herët në mëngjesin e së shtunës në një nga stacionet më qendrore hekurudhore të Këlnit.
Tifozët e Dortmundit, që ktheheshin nga një ndeshje jashtë fushe me Augsburgun, prisnin për të vazhduar udhëtimin e tyre, kur në platformë zbarkuan tifozët e Schalke që po udhëtonin për në Karlsruhe.
Takimi i pakëndshëm u shndërrua shpejt në një përplasje të dhunshme mes tifozëve të dy ekipeve.
Rreth 340 persona morën pjesë në incident, dhe policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përkeqësimin e situatës, duke i kthyer tifozët e acaruar në vagonet e tyre.
Sipas policisë, nuk ka pasur arrestime, një oficer u lëndua, dhe hetimet vazhdojnë.
and then