VIDEO/ “Sa të paskan dashur e admiruar”, Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë që nuk ka të paguar!

Edi Rama: I thonë një fjale vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim në një nga ato darkat e rralla të viteve të fundit në ajrin e pastruar mes nesh. Po sa të paskan dashur e admiruiar. Dhe ata që s’të lanë shkop në rrota pa të bënë dhe gur pa të hedhur mezi paskëshin pritur ta tregonin adhurimin sapo morën vesh që nuk do t’i hapje më sytë.

Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që nuk kishte të paguar. Në vend që të qeshja ca me ty sonte mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire që nuk e imagjonova dot as kur miku ynë Solis që më shkroi se kishe hyrë në një koma të parezistueshme.

Mendova gruan tënde Xhoin, por jo ty të shtrirë në një arkëmort për të ikur nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove deri në fund.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×