
Opozita ka kërkuar sot interpelancë me zëvendës ministren Belinda Balluku e cila u mor pak ditë më parë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me shkelje të barazisë në tendera, rast i lidhur me Tunelin e Llogarasë.
Deputeti i PD Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale bën me dije se gjatë interpelancës do të kërkojë llogari për shkeljen që sipas tij I ka shkaktuar 50 milionë euro dëm popullit shqiptar.
“Të enjten, kam thirrur në interpelancë urgjente Belinda Ballukun. Do të kërkoj llogari për mega-aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ku Belinda Balluku dhe Edi Rama i kanë vjedhur 50 milionë euro popullit më të varfër të Europës për aventura ndërkombëtare dhe interesa personale politike.
Kjo aferë është simboli i një qeverisjeje që grabit, jo që zhvillon. Të enjten, e vërteta do të flasë në Kuvend”, shkruan Balliu.
and then