“A do vijë Edi në SPAK?”, Berisha zbulon ‘prapaskenat’: Rahmetlia i tha; s’jam qurraveci i bashkisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar ‘prapaskenën’ e një bisede sipas tij me kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, e cila tashmë është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ai tha se Balluku i ka thënë Ramës se; ‘nuk jam qurraveci i bashkisë unë’, duke ironizuar sipas Berishës, Veliajn.

“E morët vesh çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prenccit nga Edi Rama tek Troplini, por edhe familjarët e Rahmtelijes. Lexoni sot çfarë shkruan Edi Rama me dorën Batonit…
Sot më duhet të them se aty të paktën pati një sinqeritet Batoni që tha se fajin e ka Edi Rama. A ka njeri më të verbër pas Edi Ramës, se Batoni, jo nuk ka.
A do vijë Edi këtu (në SPAK)? Rahmetlia i tha: Edi, nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete, i tha. Dhe në fakt, shkrimi i Batonit tregon se ajo ka ndërmend ta marrë me vete.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×