
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas informacioneve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh. Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin R. A., 27 vjeç, i cili po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then