
Një rezultat historik është arritur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke realizuar kursime prej 29.99 milionë eurosh gjatë vetëm 18 muajve të punës. Drejtoresha e OBP, Arlinda Pogaj ka prezantuar arritjen më të fundit të institucionit që ajo drejton.
“Ky është një tregues i qartë i efikasitetit, transparencës dhe menaxhimit të kujdesshëm të fondeve publike”, thekson ajo.
Falë procesit të prokurimeve të përqendruara dhe standardeve të reja të kontrollit, OBP po demonstron se mënyra e re e menaxhimit të fondeve shtetërore po jep rezultatet e pritshme.
Me këtë ritëm, OBP thekson se kursimet pritet të kalojnë së shpejti shifrën e 30 milionë euro, duke përfaqësuar një nga historitë më të suksesshme të menaxhimit financiar në administratën publike shqiptare.
“Ky nuk është vetëm një numër, është besimi i rikthyer në fondet publike”, shtoj më tej Pogaj.
Postimi

and then