Barça harron “El Clasico”, edhe Yamal shënon ndaj Elche, por Flick “ngrin” tifozët (VIDEO)

“El Clasico” është thjesht një kujtim i hidhur për Barçën, me ekipin e Hansi Flick që reagon shpejt duke u rikthyer te fitorja pas suksesit 3-1 përballë Elche-s. Fal këtij triumfi Barça nuk lejon Realin të “arratiset” duke ngushtuar diferencën në -5 pikë.

Në kulmin e debatit për të, i zhdukur në “El Clasico”, problemet me pubalgjinë, Lamine Yamal përgjigjet në fushë duke realizuar një gol shumë të bukur në minutën e 9-të. Barça ishte e papërmbajtshme në këtë fillim loje pasi dy minuta më vonë Ferran Torres dyfishoi shifrat pas një asisti të pastër nga Fermin Lopes.

Dy gola e shpejtë nuk e hodhën në tapet Elche-n, me miqtë që reaguan në fundin e pjesës së para duke ngushtuar shifrat me Rafa Mir. Elche vuri jo pak në rrezik fitoren e Barçës pasi me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Rafa Mir që kërcënoi kuadratin e Sheznit, por goditja e sulmuesit spanjoll u përplas në traversë.

Për të sjellë qetësi në radhët e Barçës mendoi Marcus Rashdord, me sulmuesin anglez që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda në zonë në minutën e 61-të. Me epërsinë e dy gola, Hansi Flick dhe djemtë e tij administruan me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi.

Pas ndeshjes, interesi i mediave ishte i madh në lidhje me gjendjen e Lamine Yamal, me Flick që konfirmoi dëmtimin e tij të pubalgji: “Për momentin, Lamine duhet të administrojë dëmtimin. Është stërvitur dhe po ndjek kurat, ka bërë hapa pozitiv përpara, por nuk mund të them që dëmtimi ka kaluar. Po ecën mirë, por duhet menaxhuar me kujdes”, u shpreh Hansi Flick.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×