
Tiranë – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur një pllakë në banesën e Kristaq Porodinit në Tiranë, duke e njohur shtëpinë e tij si bazë të Luftës së UÇK-së gjatë viteve 1997–1999. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së kryesisë së Degës së Organizatës së Veteranëve të Tiranës më 20 tetor 2025.
Sipas motivimit të OVL-UÇK-së, Kristaq Porodini ka kontribuuar që në vitin 1981 në favor të çështjes kombëtare, duke qenë në kontakt me figura të njohura si Isuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe të tjerë. Gjatë Luftës së UÇK-së, shtëpia e tij shërbeu si bazë ilegale dhe e sigurt për drejtuesit kryesorë politikë dhe ushtarakë, përfshirë Xhavit Halitin, Azem Syla, Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin. Në këtë shtëpi u morën vendime të rëndësishme për organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë luftarake. Ne ceremoninë modeste të vdensojes së pllakës merrte pjesë edhe vetë z.Xhavit Haliti ish-deputet i PDK dhje ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Kristaqi dhe familja e tij dhanë një kontribut të shquar deri në përfundim të Luftës. Vendosja e kësaj pllake është një mënyrë për të njohur rolin e tyre historik dhe për të ruajtur kujtesën kombëtare,” deklaroi kryetari i degës së veteranëve të UÇK për Tiranën.
Sipas deklaratës, shtëpia e Porodinit është vetëm një nga disa baza të tilla që u evidentuan edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke reflektuar përpjekjet e organizatës për të dokumentuar dhe vlerësuar kontributin e individëve dhe familjeve që dhanë mbështetje aktive gjatë Luftës së UÇK-së.
Vendosja e pllakave të tilla shërben si një kujtesë për përkushtimin dhe sakrificën e qytetarëve që kontribuan në çlirimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
and then