
Ish-deputeti i PS, Petro Koçi, në një intervistë në Neës 24 theksoi se ish-kryeministri Fatos Nano kishte karakterin që nuk ishte hakmarrës dhe bënte një diferencë ndaj sjelljes së egër të kundërshtarit të tij Sali Berisha.
Ai ka kujtuar dhe një rast kur ka debatuar me Nanon në zgjedhjet lokale të 2003, dhe sipas tij, inatin nuk e mbajti as 10 minuta.
“ E vetmja herë që kam debatuar me këtë ka qenë kur bëheshin zgjedhjet lokale në 2003. Ishin për ca zhvillime dhe nuk e di pse debatuam fort. U krijua një moment sikur po prisheshin marrëdhëniet tona. Unë i tha në mënyrë jo vetëm me Nano por dhe me të tjerë të mbaja marrëdhënie personale. Ndofta për të krijuar një imunitet të tepërt për të bërë dhe ndonjë kritikë.
Dhe nuk kaluan as 10 min ai duhet të dilte në konferencë. Dhe sapo i thanë ata që po bënin gati mikrofonin edhe harroi tha Petro ajde dalim jashtë. Nano e kishte atë gjë që inatin e mbante për pak minuta dhe nuk hakmerrej. Në këtë rast u tregua kaloi në krahasim me Berishën.
Sjellja e tij shtetërore ishte korrekt me Berishën. Asnjëherë nuk u kërkua të merrej një iniciative në ndërhyrjen në gjyqësori kundër tij. Ai me këtë lloj qytetarie e mundi sjelljen e egër të Berishës.”, tha Koçi.
and then