“Çështja Veliaj në Kushtetuese”/ Kume: Gjykata duhet të balancojë pushtetet, pranimi i ankimit vendimi i duhur

Ish-kryetar i KQZ, Kristaq Kume, në lidhje me ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të balancojë ndarjen e pushteteve.

Kume tha se Gjykata Kushtetuese vendimin më të mirë që duhet të marrë sipas tij është pranimi i ankimimit të Veliajt.

“Unë do doja që ajo që të bëjë Gjykata Kushtuese jo plotësimin që është kërkuar nga i interesuari i vetë. Bashkë kemi diskutuar që unë pres nga ky rast që Gjykata kushtetues të bëjë më shumë se sa një vendim të thjeshtë për të hedhur një ankimim.

Është për mua kontributi që pritet të japi Gjykata Kushtetues për të rregulluar në balancat midis pushteteve dhe kushtet për shtetin ligjor. Unë do doja që të ndodhte që të japë një vendim të tillë duke arsyetuar që kjo do të ishte më e mira.

Më e mira sipas meje që pranon ankimin e Veliajt duke quajtur atë të jo të mbështetur në ligj. Dhe pas kësaj ajo e shoqëron me një vendim së bashku me këtë e shoqëron këshillin e ministrave të marri vendim.”, tha Kume.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×