Champions, trajneri i Juves: Ndaj Sporting ndeshje delikate, por kam besim te skuadra

Pas debutimit me fitore në ndeshjen e kampionatit, trajneri i bardhezinjve, Spalleti kërkon nga Juventusi një tjetër sukses, atë ndaj Sportingut në Champions.

Ndeshja kundër Sportingut – “Lojtarët më dhanë informacion për të ecur përpara dhe për të vazhduar punën. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Sportingut sepse ata dinë të luajnë futboll. Ata dinë të pozicionohen në fushë dhe kanë një plan loje shumë të saktë dhe kompleks. Kanë kontroll të shkëlqyer të topit në mesfushën sulmuese”.

Në ndjekje të fitores së parë në Ligën e Kampionëve – “Liga e Kampionëve është një privilegj. Duhet të kemi një ide se çfarë do të thotë të jesh një ekip dhe duhet ta mbrojmë atë me personalitet. Duhet të kemi guximin të zgjedhim atë që duam të bëjmë. Mund të bësh zgjedhjen e gabuar, zgjedhjen e duhur ose të jesh i pasigurt. Pasiguria është më e keqe se një gabim. Të luash çdo tri ditë nuk mund të jetë justifikim. Ky është futbolli tani. Nuk ka rrugë shpëtimi. Duhet të dalim në fushë dhe të jemi kuriozë për atë që gjejmë dhe të bëjmë zgjedhje të caktuara”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×