
Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës. Policia e qytetit bregdetar ka njoftuar se i plagosur ka mbetur një 31-vjeçar jashtë rreziku për jetën.
“Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
and then