“E quante Ramën ‘Palloshi i gjatë’ në mesazhe”, Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng kryeministrin me afera korruptive. Kandidate për banore në Burgun e Pojskës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku është ajo që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.

Bardhi shkruan se Balluku në mesazhet që shkëmbente kishte një “pseudonim” për kreun e qeverisë, duke e quajtur “palloshi i gjatë”.

Ai shton se se Belinda Balluku ka më shumë tituj dhe pozicione politike e publike se vetë Rama.

Duke iu referuar akuzave tanimë zyrtare të SPAK, ndaj Ballukut, Bardhi shprehet se zv/kryeministrja është kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë.

Postimi i plotë i Bardhit:

Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama.

Ajo rezulton se aktualisht është:
👉 Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);
👉 Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);
👉 Deputete e interesit personal (Deputete);
👉 Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);
👉 Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);
👉 Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);
Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:
👉 E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).

Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!

Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×