GJK jep sot vendimin për Veliajn, Shella: Për herë të parë interpretohet neni 115 i Kushtetutës! Sot vendoset kredibiliteti i shumë institucioneve

Sot në programin e Drekës në News24 ishte i ftuar eksperti Gent Shella, i cili ka folur në lidhje vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për hedhjen poshtë të vendimit për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut.

Ai u shpreh se me interes është fakti që për herë të parë interpretohet neni 115 I Kushtetutës dhe do të sqarohet se çfarë do të konsiderohet një shkelje e rëndë e Kushtetutës sipas Gjykatës, për një kryetar Bashkie.

“GJK më shpejt se sa pritej në fakt do të japë vendimin për Velijn.
E prisja të paktën 2 javë pas seancës, tre ditë pas seancës quhet kohë e lavdërushme. Jam shumë kureshtar atë që do të ndodhë pasi për herë të parë interpretohet neni 115 I Kushtetutës, që legjitimon kryetarin e shkarkuar të shkojë në Kushtetuese por GJK nuk ka interpretuar kurrë se çfarë përcaktohet si shkelje e rëndë e Kushtetutës nga një kryetar bashkie që çon më tej procesin.
Sot do të kuptojmë nëse Veliaj ka apo jo të drejtë dhe nëse Presidenti I Republikës ka gabuar.
Pse është më I rëndësishëm presidenti se vetë Këshilli i Ministrave? I kërkohet të jetë garant I Kushtetutës.
Pretendimi I hedhur në “tavolinën” e Kushtetutës është që presidenti gjykon hallkat formale, dhe jo thelbin.
Sot vendoset kridibiliteti i shumë institucioneve, si GJK, Këshilli i Ministrave, Presidenti dhe Këshilli Bashkiak”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×