
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Log ka folur për luftën e brendshme në PS dhe pasojat që do të sjellë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në kampin e majtë.
Hoxha tha se nga 10 shkurti dhe deri ditën që Balluku u mor e pandehur nga SPAK, ka patur një ekspansion në ambientin politik të grupit të Belinda Ballukut e cila dominoi dhe fushatën zgjedhore.
Sipas tij, ata e demonstruan qartë se ishin fitimtarët dhe kishin mposhtur një kundërshtar shumë të rëndësishëm sic ishte Erion Veliaj, por sot kanë ulur kokën.
Artan Hoxha: Nëse më 10 maj u bënë 3 muaj dhe nuk u zbatua ligji nga këta që u kujtuan sot dhe thanë mungoi 3 muaj, këta u kujtuan pasi u bë 8 muaj, pasi mori tepsinë e madhe, donte dhe këtë pjesë të pushtetit.
Ne kemi parë nga 10 shkurti deri të hënën, kemi parë një ekspansion në ambientin politik të grupit të Belinda Ballukut e cila dominoi dhe fushatën zgjedhore dhe ata e demonstruan qartë se ishin fitimtarët dhe kishin mposhtur një kundërshtar shumë të rëndësishëm sic ishte Erion Veliaj.
Papritmas të hënën i bie rrufeja Belinda Ballukut dhe grupit të fitimtarëve të 10 shkurtit dhe dhanë rezultat të jashtëzakonshëm të 11 majit, përfshi dhe Zengjinenë, se Belinda na e solli, dhe papritmas lind një dritë shprese nga pala tjetër. Sot kjo palë duket se ka ngritur pak kokën dhe pala tjetër sikur ka ulur kokën, fitimtarja.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then