Kreu i ARRSH në SPAK! Vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli merret zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është marrë i pandehur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Gjyli u paraqit mëngjesin e sotëm në shoqërinë e avokatit mbrojtës, ndërsa atij iu komunikua akuza zyrtare nga SPAK, fakt i cili u konfirmua nga mbrojtësi i tij ligjor.

Gjyli, i cili doli para pak momentesh nga SPAK, akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur ditën e premte zv/kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×