
Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi vendimin e shkarkimit nga qeveria duke konfirmuar rikthimin në detyrë të Erion Veliajt.
Në një postim në rrjetin social facebook, Teliti tha se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet”, shkruan Teliti.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then