Ligji për Barazinë Gjinore/ Berisha: Kërkon të shuajë burrin dhe gruan, gjysma e kabinetin qeveritar është me Sorosin. As Marksi nuk ka shkuar deri në këtë pikë

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se Ligji për Barazinë Gjinore synon që të zhdukë gjinitë mashkull dhe femër, dhe sipas tij, kërkojnë të krijojnë një gjini të tretë.

Berisha tha se as Marksi nuk ka arritur të hyjë në çështjen e gjinive. Kryedemokrati shton se gjysma e kabinetit qeveritar në Shqipëri është me George Soros.

“Raporti në fakt fakton 100% ato që janë thëna rezultat ndërkombëtare dhe ato që ne kemi paraqitur përpara shqiptarëve fakt dhe dokumenta. Nga ana tjetër një goditje të rëndë ka marrë në SHBA, George Soros armiku më i egër i forcave demokratike konservatore në botë.

Mbështetësi më kryesor i ekstremit të majtë. Në vendin e tij është akuzuar për veprimtari kriminale masive.

Në Shqipërië gjysma e kabinetit është në bashkëpunëtorë me Sorosin. Kjo është e vërteta. Ligji që vjen në parlament është ligji i poshtërimit të familjes shqiptare. Ligji që do të mohojë gjinitë njerëzore. Burrë dhe Grua.

Ligji në të cilën e majta ekstremiste marksiste amerikane u angazhua në mënyrën më të papërmbajtur. Marksi që është doktrinari i terrorizmit mbi tokë nuk ka shkuar tek gjinia. Nuk pati përpjeke për të operuar me gjini. Kurse Soros më të vetët përpjekjet titanike për të krijuar gjinin e tretë. Faktikisht ligji i shuarjes. Gjinia thotë Rama nënkupton rolet e ndërtuar në kontekstin social”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×